FOTO & EMRA/ Prokuroria kërkon 8 vjet burg për ish-shefin e rendit...

FOTO & EMRA/ Prokuroria kërkon 8 vjet burg për ish-shefin e rendit në Tepelenë

117
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi një total prej 33 vitesh burg për katër persona të akuzuar për kultivim të kanabisit, mes të cilëve ish-shefi i rendit të Policisë së Tepelenës. Sipas prokurorisë, ish-efektivi Gani Abazi kishte mbante kontakte telefonike me kultivuesit e drogës.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi një dënim me 8 vite burg për një ish-punonjës policie të akuzuar për përfshirë në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, i pandehuri Gani Abazi, i cili u gjykua në masë sigurie “arrest shtëpie”, mbante kontakte me kultivues të kanabisit në disa fshatra të Tepelenës, ndërsa ishte pjese e policisë së qytetit jugor.

Për akuzat e “kultivimit të bimëve narkotike” dhe “grupit të strukturuar kriminal” prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të tre të bashkëpandehurve të tij. Sipas pretencës së përgatitura nga prokurorët Ened Nakuci dhe Vladimir Mara, për Besim Zikën u kërkuan 9 vite burg, ndërsa për Pëllumb e Festim Ronën nga 8 vite. Të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan në shkurt të vitit 2017, gjatë një operacioni ku u sekuestrua në total një sasi prej 1.7 tonë kanabis.

Organet e drejtësisë ranë në gjurmët e të pandehurve nga hetimet që po kryheshin nga Prokuroria e Tiranës për llogari vrasjes së Elton Çiçës në Maj 2016 në kryeqytet. Përgjimet e disa personave me banim në Tepelenë zbuluan angazhimin e tyre në kultivimin e kanabisit në disa fshatra të zonës dhe faktin se ata bashkëpunonin dhe kishin mbështetje nga punonjës të policisë.

Nga hetimi i metejshëm i Krimeve të Rënda u ngritën dyshime se Gani Abazi, punonjësi i policisë së zonës që mbulonte fshatrat ku vepronin të akuzuarit, jo vetëm kishte ardhur në dijeni të ekzistencës së parcelave të kultivuara me lëndë narkotike, por edhe se dinte me saktësi numrin e rrënjëve të mbjella dhe emrin e personit që kujdesej për to.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY