Çlirimi i biznesit të vogël nga taksat ka qenë ndër kuajt e preferuar të Edi Ramës në betejën e fushatës së PS në vitin 2013. Në opozitë, Rama i shkonte tregtarëve derë më derë dhe dëgjonte me durim ankesat për rënien e fuqisë blerëse, për barrën e rëndë të taksave apo se si shtynin me vështirësi ditët duke menduar për falimentimin.
Edi Rama i shtrëngonte duart, i përqafonte në fushatë, tregonte mirëkuptim dhe mbështetje që pasoheshin nga konferenca shtypi, ku i qahej halli tregtarëve, bëheshin llogaritë e dyqaneve të vogla dhe përsëriteshin premtimet për taksa zero.
VIDEO ME POSHTE
Para zgjedhjeve të vitit 2017, mburrej me lehtësirat e krijuara për bizneset e reja. Në një takim me të rinj që sapo kishin hapur një biznes, Rama e quajti një stimul shumë të madh për biznesin e vogël heqjen e taksave. “Edhe e përgjysmuar siç ishte, prap ishte problem” është shprehur Rama duke folur me ta para zgjedhjeve.
Në asnjë pikë të programit të Partisë Socialiste për zgjedhjet e shkuara nuk u përmend mundësia e rikthimit të biznesit të vogël në skemën e TVSH-së.
Përkundrazi, në fushatë përmendej si arritje heqja e tatimit për biznesin e vogël, si një përfitim për 83 mijë familje që mbijetojnë me këto biznese.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/