Prokuroria e Durrësit procedoi kryeinspektorin e IMT Durrës, Artur Çela, për të cilin dyshon se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata Durrës në datën 10. 04. 2018 vendosi ndaj tij masën e sigurimit personal ndaluese dhe shtrënguese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi për të qëndruar në ambientet e IMT-së Durrës”, parashikuar nga nenet 235 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale dhe ky vendim u ekzekutua po në 10. 04. 2018.
Artur Çela është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur në organin e akuzës, ndërsa rasti për të cilin akuzohet lidhet me mos veprimin për të prishur një objekt në lagjen numër 17 në Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/