Gjovalin Bardheti sëbashku me fëmijën 9 muajsh ka kaluar natën në Shkodër. Mëngjesin e së martës (10 prill) ka dalë sërish në kryqëzimin e Stom Golemit për të gjetur një furgon që udhëton drejt Dukagjinit, pasi një ditë më parë nuk mundi të shkonte në banese. Transporti publik u bllokua nga frika e kontrolleve të postobllokut të ngritur nga policia në rrugën e Prekalit.
“Kam dy ditë me fëmijën dhe nuk kam mundur të dal. Furgonët nuk kanë dalë dhe unë nuk mund të lëviz”, shprehet një banor.
Banorët e zonës së Dukagjinit e quajnë absurde këtë masë të marrë duke theksuar se policia i di problemet e këtyre fshatrave dhe i ka të skeduar personat me precedentë, prandaj nuk ka pse tu vendosë pengesa e kontrolle të tilla.
“Më lehtë është të shkosh në Amerikë e Angli. Nëse shteti ka dyshime tek ndonjë person le ta arrestojnë por të pafajshmin ta lënë të lirshëm”, thotë një banor tjetër
Një pjesë e madhe e tyre dalin në malësitë e Dukagjinit gjatë verës, pasi në dimër rruga bllokohet nga dëbora, e cila ende segmentin nga Qafa e Thores e mban të izoluar. Burime nga policia e shtetit thonë se postoblloku 24 orësh bën skanimin e çdo personi dhe mjeti që i drejtohet Dukagjinit, për të frenuar çdo tentativë të kultivuesve të kanabisit që të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre atje. Qofte për krah punëtorë, apo mjete të tjera që nevojiten për trajtimin e bimëve.
Ky plan masash është hartuar që në nisje të vitit dhe vjen nga policia e shtetit sëbashku me një sërë detyrash që i janë lënë grupeve të shpërndara në terren.
Mjetet e transportit publik janë në fokus pasi përveçse të paliçensuara, janë ato që kalojnë më shpesh në këtë aks rrugor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/