Tirana pushon si treg, mbyllen dyqanet, tatimorët presion ndaj shitësve

Tirana pushon si treg, mbyllen dyqanet, tatimorët presion ndaj shitësve

184
0
Shares

Ne foto pamje nga tregu i medresese ne oren 11.00

Qindra dyqane në Tiranë sapo kanë ulur qepenat në të gjitha tregjet e kryeqytetit në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për ti përfshirë edhe ata në skemën e raportimit të tvsh.

Televizionet e Tiranës transmetuan pamje nga tregjet kryesore sic janë ato të tregut elektrik, të rrobave tek medreseja dhe disa tyregje ushqimore të cilat u zbrazën ën orën 11 të paradites kur është edhe piku i biznesit dhe shitjeve.

Deputetët e PD ishin protestuesve të biznesit të vogël. “Qyetetarët i janë përgjigjur në masë protestës së organizuar nga biznesi. Ka pasur presion nga tatimorët që janë zhvendosur sot nëpër tregje, dhe ne po përpiqemi të ndodhemi pranë biznesmeneve për të përballuar këtë presion”, tha deputeti Ervin Salianji.

Kjo është një prej formave të protestës dhe në të ardhmen do të ketë forma të tjera. Sot është mbyllje simbolike por pas një muaji do të detyrihen të mbyllen përfundmisht dhe nuk janë pak por mbi 40 mijë familje në të gjithë vendin, shpjegoi Salianji.

Nderkaq deputetja Jorida Tabaku ishte ne tregun e Medresese. “Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të l arta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron”, deklaron Tabaku.

Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial.Taksat as nuk kanë qenë dhe as nuk janë gjoba e qeverisë karshi sipërmarrjes sikundër kjo qeveri mendon dhe vepron.

Publiée par Jorida Tabaku sur mardi 10 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY