Arben Ahmetaj flet një orë para grevës: Nuk e kemi me biznesin...

Arben Ahmetaj flet një orë para grevës: Nuk e kemi me biznesin e vogël por me atë të madh!

143
0
Shares

Ministri i Financave Arben Ahmetaj doli një orë para grevës së biznesit të vogël për të justifikuar vendimin e qeverisë që do të shtojë më tej shpenzimet për bizneset familjare. Ahmetaj tha sot se përfshirja e biznesit të vogël në TVSH nuk ka ndikuar rritjen e  cmimit të produkteve në treg. Ai tha se politika që po ndjek qeveria me biznesin e vogël ka qenë ndjekur edhe nga qeveritë e mëparshme.

Ahmetaj tha se vendimi i qeverisë prej vetëm një numër të vogël të bizneseve të vogla.

“Numri i sipërmarrjeve që do të detyrohet të deklarohen është 9900 sipërmarrje të vogla ndërkohë që janë 60000 sipërmarrje që nuk kanë nevojë të bëjnë vetdeklarim”, tha Ahmetaj. Në vijim ai replikoi me kreun e opozitës Basha duke thënë se përfshirja në TVSH nuk është që të furnizojë masën e tvsh edhe me biznesinj e vogël pasi 99% e saj mblidhet nga biznesi I madh. “Qëllimi ynë do të jetë të verifikojmë biznesin e madh”, tha ai.

Ahmetaj tha se nuk ka rritje të kostos për bizneset. Janë vetëm 15 mijë lekë në vit të cilat pasi deklarohen zbriten në shpenzime, tha ministri duke shtuar se nuk do te kete penalitete per deklarime te gabuara deri ne fund te vitit 2018.

Në fakt të gjitha bizneset duhet të mbajnë një financier për të zbatuar aplikimet e duhura dhe deklaratat, pasi është një punë profesionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY