PS shqetësohet nga fotot nudo të socialistit në Shkodër

PS shqetësohet nga fotot nudo të socialistit në Shkodër

231
0
Shares

Pas publikimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me denoncimin e një vajze nga Shkodra e cila akuzonte publikisht një ish-punonjës policie që sipas saj ishte dhe anëtar i PS, se e përndiqte dhe i dërgonte foto nudo, ka reaguar zyra e PS-së në Shkodër.

Mes të tjerash PS e Shkodrës bën me dije se ish-polici Bajram Qarri nuk mban asnjë funksion të asnjë niveli në strukturat e selisë rozë.

Reagimi i PS:

Të nderuar qytetarë të qytetit të Shkodrës dhe ju anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste!
Nisur nga denoncimi që u bë publik pak më herët në rrjetet sociale, rreth shtetasit B.Q. për kanosje dhe postime të pamjeve të pahijshme ndaj një 20-vjeçareje nga Shkodra, shprehim distancimin tonë të prerë ndaj një fenomeni të tillë të shëmtuar dhe denigrues.
Njëkohësisht dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik që shtetasi B.Q. nuk mban asnjë funksion të asnjë niveli në strukturat e Partisë Socialiste Shkodër.
Partia Socialiste Shkodër, distancohet jo vetëm nga ky gjest i shëmtuar, por njëkohësisht edhe nga çdo aludim që qytetarja ngre rreth ndërhyrjes së strukturave apo funksionarëve partiakë në punën e institucioneve shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY