FOTO/ Zbret nga oxhaku pas 4 orësh punëtori që kërcënonte me vetëvrasje

FOTO/ Zbret nga oxhaku pas 4 orësh punëtori që kërcënonte me vetëvrasje

65
0
Shares

Punonjës i rafinerisë së naftës në Fier i cili kërcënoi me vetëflijim, ka zbritur nga oxhaku 40 – 50 metër i lartë.
Garancia që ka marrë nga drejtuesit e rafinerisë, për pagesat e prapambetura, por edhe për vazhdimësinë e punës në këtë ndërmarrje, duket e kanë bindur 59-vjeçarin Agim Myrdini që të zbresë pas 4 orësh, që ai qëndroi në majë të oxhakut.
Në vendngjarje kanë qenë prezentë familjarët e tij. Bashkëshortja dhe fëmija i tij i mitur i janë lutur që të zbresë.
Zbritja e tij në tokë, u prit me brohorima dhe thirrje “duam paret tona”, nga kolegët e tij.
Një autoambulancë e mori punëtorin dhe e dërgoi për një kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.
Agim Myrdini u ngjit në një nga oxhakët e lartë të ndërmarrjes dhe kërcënoi se do të hidhej që atje.
Shkaku i kësaj proteste kërcënuese lidhet me mos marrjen e pagës prej disa muajsh. Agim Myrdini, së bashku me rreth 150 punonjës prej kohësh kanë kërkuar tre muajt e pa paguara të pagave, si dhe 15 muaj sigurimet e paguara veç këtyre, punëtorët nuk kanë asnjë informacion as për fatin e rafinerisë, tek e cila kanë nj jetë që punojnë.
Kolegët e tij treguan më herët se “ai është më i përvëluari” mes tyre.
“Ai ka tërë jetën që vuan, gruaja e parë i vdiq, gruaja e dytë i vdiq, djali i vdiq. Ai është copë-copë. Ai është më keq nga neve, ne jemi prapa tij”, thotë një koleg i tij.
“Kemi që në tetor që s’kemi marrë rroga. Mirë tani në janar që s’ka rroga se ka ikur ai pronari. Por muajt e tjerë janë përpunuar mijëra ton karburante e janë shitur”, deklarojnë në zë punëtorët.
“Na iku jeta luftë, 50 vjet me Enverin. Ça demokracie, nuk ka as shtet, asgjë. Të japë një sqarim. ne jemi familjarë. Kemi kalamajtë për bukë. Jo ky i PD-së, ky i PS-së, boll luftë, duam të ushqejmë fëmijët”, thonë disa të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY