Deputeti i PD-së paralajmëron timonierin: Ndaleni “makinën tuaj të së keqes” sa...

Deputeti i PD-së paralajmëron timonierin: Ndaleni “makinën tuaj të së keqes” sa nuk është vonë!

119
0
Shares

“Z. Kryeminister, ju po i coni tensionet politike ne vend drejt pikes “pa kthim mbrapa”!

Urdheri juaj per te proceduar penalisht deputetet, kryebashkiaket e opozites e  qytetaret, eshte tejet provokues dhe krijon nje precedent ekstremisht te rrezikeshem.

Kjo nuk ka aspak lidhje me faktin nese mund te na denoni apo jo, megjithese kur regjimet marrin kete “fytyre” mund te ndodhe gjithecka, por pak rendesi ka kjo.

Te kerkosh te denosh te zgjedhurit e popullit, vetem se moren pjese ne disa protesta paqesore popullore me motive krejt te drejta e njerezore, kalon cdo kufi.

Nuk eshte vetem e drejta, por dhe detyra e deputetit te ndjeke elektoratin, te jete me ata, t’i degjoje ata, te asistoje sa me shume ne grumbullimet e tyre, kjo edhe per te influencuar ne evitimin e me te keqes.

Ky eshte e ka qene nje parimi i im i pa lekundur, edhe kur eshte protestuar kunder qeverise sime, duke tentuar te qetesoj njerezit, te dialogoj me ata, qofte edhe duke rrezikuar seriozisht jeten time.

Ne fakt ju vete duhej te na e kerkonit ne te zgjedhurve, per te qene prane elektoratit; nqs ne Kukes do ishin edhe deputetet ate dite, disa gjera ndoshta do te ishin evituar.

Kam nje pyetje per ju Z.Kryeminister, ku e keni pare kete model sjelljeje me deputetet e njerezit, kete penalizim masiv?

Ne vendet demokratike jo- ne fakt po tejkaloni edhe ato diktatoriale apo neo diktatoriale te sotme, edhe modelet tuaja aty.

Si mendoni se do te influencoje nje gje e tille per rrugen tone europiane?

Te tilla veprime nuk jane shakara e as lojra femijesh!

Une qe po ju shkruaj keto rradhe jam nje politikan qe beson se politika eshte “arti i kompromisit dhe jo gjeneratori i perplasjes”, por fatkeqesisht ju keshtu po e coni vendin drejt perplasjeve te medha.

Duhet ta ndaloni kete “makinen tuaj te te keqes” sa nuk eshte vone!”.

Ky ka qenë paralajmërimi që deputeti i PD-së, Tritan Shehu, i ka bërë kryeministrit Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY