“Arta Marku është shantazhuar se ka proceduar Policinë”

“Arta Marku është shantazhuar se ka proceduar Policinë”

155
0
Shares
Arta Marku

Ish-deputetja e PD-së, Albina Deda, është një nga protestuesit e proceduar për protestën e zhvilluar të enjten në rrethrrotullimin e Milotit.

E njohur për lidhjet familjare me kryeprokuroren Arta Marku, ish-deputetja demokrate sqaron se kjo e fundit nuk ka asnjë gisht në këto procedime, duke akuzuar drejtpërdrejtë për to Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë për “Panorama”, Deda vlerëson maksimalisht punën e bërë në krye të Prokurorisë nga Arta Marku, por thekson se ndaj saj po përdoren të gjitha mënyrat për ta denigruar dhe për të mos e lënë të realizojë detyrat që i jep ligji.

Ish-deputetja e PD-së i cilëson të paligjshme arrestimet e protestuesve në Rrugën e Kombit, të kryera nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë në 03:00 të mëngjesit. Por, sipas Dedës, vlerësimet që edhe për këtë rast bëhen për Kryeprokuroren Marku janë tendencioze, pasi nuk përmendet fakti që krahas protestuesve është proceduar edhe Policia e Shtetit.

“I quaj të paligjshme arrestimet. Duhej arrestuar vetë Kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e tij. Por është poshtërsi që si në rastin e Lezhës ku u arrestua kryetari i PSsë dhe i Qarkut, socialisti Ndoka, po ashtu dhe në protestën e Kalimashit, ku është regjistruar procedim penal për Policinë e Shtetit nga Akuza, nuk përmenden fare. Kjo është tendencioze dhe shantazh i hapur ndaj Prokurores së Përgjithshme”, thote ajo.

Albina Deda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY