Kryekomisari Artan Cuku, në një libër dhe në një dokumentar

Kryekomisari Artan Cuku, në një libër dhe në një dokumentar

486
0
Shares

Të shtunën e 8 prillit 2017, jeta e Artan Cukut u pre në mes nga plumbat. Kryekomisari u qëllua për vdekje në hyrjen e pallatit ku banonte në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

365 ditët e mungesës së tij u përkujtuan në një ceremoni që mblodhi miq, kolegë, personalitete të drejtësisë, politikës dhe përfaqësues të komuniteteve fetare.

Në një libër që mban firmën e ish-kryepolicit Ahmet Prenci dhe një dokumentari të përgatitur nga gazetarja Ardita Bala, të titulluar “In Memoriam” shfaqej ana e panjohur e Artan Cukut, të cilit në një vjetorin e vdekjes iu akordua dhe titulli ‘Qytetar nderi i Dibrës’.

Përmes rrëfimeve të familjarëve dhe miqve ne sytë e të gjithëve, u pa njeriu i palodhur, i cili gjithë jetën ia kushtoi policisë së shtetit dhe luftoi pa kompromis krimin.

Me guximin e një gruaje që po rrit e vetme dy fëmijë të vegjël, të cilët dora e krimit i la jetimë, Mariola rrëfen se kush ishte Artan Cuku brenda mureve të shtëpisë.

12 muaj pas ngjarjes së rëndë të gjithë kërkojnë të dinë, përse u vra komisari? Po ndërsa hetimet ende si kanë dhënë zgjidhje kësaj dileme të madhe, miku dhe bashkëpunëtori i tij, Tonin Vocaj e ka një përgjigje.

“Tani u vra nga dora e krimit”– thotë ai. Po a kishte frikë kryekomisari që përballej përditë me kriminelët? A u step ai përballë tyre, kur shteti i tij e flaku në rrugë?

Ikja e babait të dy fëmijëve, që pengun e madh të jetës kishte rikthimin ne radhët e policisë, ka lënë pas shumë dhimbje. Çdo ditë që kalon mungesa e tij sa vjen e bëhet edhe më e madhe.
Plaga që iu hap në zemër, më gjëmën që i ndodhim, nuk do të mbyllet kurrë. E gjithë bota iu përmbys, kur ai u largua nga jeta, e pavarësisht kësaj, Mariola rrëfen arsyen që e mban të fortë.

“E vetmja gjë që më mban të fortë janë këto grimcat që mundohem t’i bëj bashkë dhe të them që ne jetuam bashkë shumë fort dhe shumë intesivisht. Rrëmujshëm… çmendurisht, por jetuam”– thotë bashkëshortja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY