Basha me kryetarin e Mitrovices: Asnje pengese tjeter mes Shqiperise dhe Kosoves

Basha me kryetarin e Mitrovices: Asnje pengese tjeter mes Shqiperise dhe Kosoves

116
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës tha se shkembinet Shqiperi- Kosove kane nevoje te rruten dhe jo te pengohen. Basha u takua sot me z. Bahtiri ne Tirane fill pas reagimeve negative ne Kosove ne lidhje me taksen e rruges se Kombit.

Deklarata e Bashes:

Kryetari i komunës së Mitrovicës, zoti Bahtiri më ka informuar mbi zhvillimet në Mitrovicë dhe në Kosovë, të cilat natyrisht unë i ndjek me vëmëndje të madhe. E kam përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që ka bërë, në veçanti në përparimin e përditshëm për largimin e barrierave që i ndajnë qytetarët e Mitrovicës dhe në investimet e përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e shanceve për punësim në Mitrovicë dhe në veçanti për rininë.
Po kështu I kam shprehur vendosmërinë time dhe të Partisë Demokratike, për të bërë gjithçka që asnjë pengesë e re most ë vendoset midis Shqipërisë dhe Kosovës, port ë hiqen pengesat ekzistuese. Të lehtësohet sa më shumë komunikimi dhe të lehtësohet sa më shumë kosto e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe pjesë e padiskutueshme e kësaj është përkushtimi I Partisë Demokratike që të mos ekzistojë asnjë taksë, asnjë tarifë shtesë për rrugën e Kombit. Jo më kot takimin e kemi bërë në prani edhe të kryetarit të bashkisë së Kukësit, zotit Shehu.

Nga ana tjetër I kam dhënë mbështetjen totale, përpjekjeve të tij dhe të lidershpit të Kosovës për të përparuar me objektivin e popullit të Kosovës, që besoj se po kështu është edhe objektivi i Europës dhe partnerit tonë Strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për bashkimin e Mitrovicës në të gjitha senset. Një bashkim ekonomik, social I cili do t’I japë fund manipulimit politik që i është bërë tash 18 vjet kësaj ndarje të padrejtë dhe për të hapur sëbashku me gjithë qytetarët e Mitrovicës, shqiptarët por edhe serbët, një kapitull të ri të një Kosove që funksionon dhe përparon e bashkuar drejt një qëllimi, Kosovës europiane, Kosovës euroatlantike si garanci dhe hipotekë për stabilitetin rajonal dhe për të ardhmen europiane të të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë Serbinë.

Pyetje: Zoti Basha sot ju por edhe deputetë të tjerë të opozitës jeni proceduar penalisht. Si e shikoni këtë?

Është një veprim qesharak i hetuesisë politikë Rama-Marku, i cili ekspozon për fat të keq, atë që kemi paralajmëruar para shumë kohësh, që tani Edi ram aka future në dorë edhe drejtësinë edhe prokurorinë. Kjo është faza e fundit e autokracisë që grumbullon të gjitha pushtetet. Unë e kam për nder që procedohem penalisht bashkë me qytetarët që jemi ngritur në protest për një të drejtë legjitime. Për të mbrojtur 11 kuksianët e arrestuar padrejtësisht dhe që mbahen padrejtësisht në qelitë e burgut. Mbahen aty sepse janë ngritur kundër një faj të pranuar botërisht të Edi Ramës, që ishte vendosja e traut dhe tarifës korruptive në rrugën e Kombit. Beteja do të vazhdojë dhe askush prej nesh nuk frikësohet apo prapset nga ky veprim qesharak i hetuesisë politike, Rama-Marku. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve, që me besim dhe pa pikë frike të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Nuk na arrestojnë dot të gjithëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY