Oficeret e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , arrestuan në flagrancë shtetasin Eduart Lleshi (Nikolli), 22 vjeç, banues në Lezhë .
Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
– A.J. 17 vjeç, banues në Mirditë
– A.L. 27 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas, në qendër të qytetit Lezhë, në datë 7 prill, kanë kanosur dhe kundërshtuar fizikisht punonjësin e policisë, për shkak të detyrës, në momentin kur efektivi i ka ndaluar, pasi po ecnin me shpejtësi tej normave të lejuara me mjetin e tyre tip ‘Porsche’ në qytet, duke rrezikuar këmbësorët.
Për të shmangur përshkallëzimin e situatës si dhe për të neutralizuar shtetasit me veprime agresive, punonjësi i policisë ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Më pas, në mbështetje kanë shkuar forcat e tjera policore që kanë bërë të mundur ndalimin e 3 shtetasve, të cilët janë proceduar.
Janë kryer të gjitha veprimet hetimore konform procedurave ligjore.
Veprat penale jane “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kanosja për shkak të detyres” parashikuar nga nenet 236/2 dhe 238 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Eduart Lleshi (Nikolli) , dhe vepra penale “Kanosja për shkak të detyres” parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal , në ngarkim të shtetasve A.L. dhe A.J.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/