Taksa në Rrugën e Kombit fillon “hakmarrja” – Bie fluksi i kosovarëve...

Taksa në Rrugën e Kombit fillon “hakmarrja” – Bie fluksi i kosovarëve për fundjavë në Morinë

158
0
Shares

Në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar, në Morinë duheshin orë të kaloje nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Çështja e taksës në Rrugën e Kombit duket se nuk ka kaluar pa ndikuar tek shtetasit e Kosovës dhe pse shumë automjete kaluan doganën për fundjavë në drejtim të bregdetit shqiptar.

Për shqiptarët e Kosovës, ata të Shqiperisë janë të varfër. Në këtë kuptim nuk duhet të paguajnë taksë për Rrugën e Kombit. “Për mendimin tim taksa nuk është e shtrenjtë, por për banorët e Shqipërisë duhet të jetë pa pagesë , për të huajt me pageesë”.

Ata që kanë jetuar larg Shqipërisë e Kosovës, apo edhe udhëtojnë në shtete të ndryshme tregojnë se kudo kanë paguar më pak. “Në Maqedoni, prej Shkupit e deri në Selanik e ke diku 280 kilometra autostradën dhe paguan 1 euro e 90 cent”.

Sigurisht ka shumë shtetas të Kosovës që mendojnë se taksë duhet paguar, por ajo që është vendosur në Rrugën e Kombit është shumë e lartë. “Taksa duhet me u paguar ama duhet gjetur limiti i përbashkët mos me u dëmtuar asnjëri ”

E megjithatë, Shqipëria do jetë vendi i tyre amë dhe nuk do të ndalen për të kaluar pushimet e fundjavat.

Foto Ilustruese – Arkivi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY