VIDEO/ Basha garanton artistët: Projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar nuk do të...

VIDEO/ Basha garanton artistët: Projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar nuk do të triumfojë

153
0
Shares

Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Një grup artistësh të cilët takuan sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha morën garancinë nga ky i fundit se opozita do të bëjë gjithçka për të ndaluar atë që e quajti projekt korruptiv.

“Me artistët kemi diskutuar për një sërë çështjesh.  Afera e teatrit Kombëtar daton që në kohën e zgjedhjes së Ramës kryeministër. Opozita është kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.  Ky është fillimi i një bashkëpunimi të parë. Teatri nuk do të shembet. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të ndaluar këtë projekt korruptiv.”

Më tej ai tha se së shpejti do të hartohet një projekt kombëtar për artin dhe kulturën dhe do e dorëzojnë në Parlament

“Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar. Do bëjmë gjithçka për t’ju kundërvënë projektit politik” nënvizoi Basha.

Nga ana e tij aktori Arben Derhemi tha se artistët shqiptarë janë të unifikuar në qëndrimin e tyre për godinën e Teatrit Kombëtar.

Deklarata e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha dhe aktorit Arben Derhemi, pas takimit të mbajtur me artistët në Selinë e Partisë Demokratike

Sot kemi zhvilluar një takim me artistët, përfaqësues të artit dhe të kulturës ku kemi diskutuar për një sërë çështjesh dhe problemesh.  

Problemi i parë dhe kryesor, si problem akut, është problemi i Teatrit Kombëtar. Siç e kam thënë prej ditës së parë, afera e Teatrit Kombëtar është një aferë që daton që në momentin kur Edi Rama u bë Ministër i Kulturës.  

Faktet, dokumentet, kronologjia të cilat ne ia kemi vënë në dispozicion komisionit përkatës në Parlament dhe po shqyrtohet mundësia e hapave institucionalë tregojnë se që prej uljen në karrigen e ministrit të Kulturës z.Rama ka pasur një projekt për Teatrin Kombëtar, kullën. 

Ndaj si opozitë nuk jemi habitur, por jemi revoltuar për rikthimin e këtij projekti, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në funksion të ndërtimit të kullës apo të kullave, dhe të një afere korruptive. 

Dua ta bëj të qartë qëndrimin sot për çdo artist shqiptar, për çdo artdashës shqiptar: Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime.  

Ajo që Edi Rama po bën është e kundra ligjshme, është korruptive, është kriminale. Qëndresa që po bëjnë artistët është e drejtë jo vetëm për ta dhe për Teatrin por për kujtesën kombëtare, për kujtesën historike të qytetit, për të sotmen dhe të nesërmen e qytetit të Tiranës dhe të mbarë vendit. 

Prandaj është shumë e rëndësishme të jemi në krahun e tyre në të gjitha format dhe mënyrat.  

Po kështu diskutuam për gjendjen katastrofike, dramatike të artistëve të artit dhe të kulturës.  

Ne opozita do të ndërtojmë së bashku me artistët shqiptarë një projekt kombëtar për artin dhe kulturën, do ta propozojmë këtë në Parlament, do ta mbrojmë me të gjitha fuqitë dhe mënyrat tona dhe padyshim nuk do të jetë largët dita kur shqiptarët do ta aprovojnë  dhe miratojnë këtë projekt kombëtar për artin dhe kulturën në thelb të së cilës do të jetë jo thjesht nderimi, respekti, vënia në vend dinjiteti i artistëve të cilët sot diskriminohen dhe goditen financiarisht, përçmohen, përbuzen, përçahen nga një kryeministër që vinte nga bota e artit, s’mund të them më që vjen nga bota e artit, por mesa duket është pikërisht kompleksi i artistit të dështuar që e çon drejt urrejtjes ndaj artit. Dhe që po zhvillon një projekt leninist të uljes së kokës së artistëve, elitës së kombit për ta asgjësuar një tjetër vatër të mendimit të pavarur.  

Edi Rama e urren mendimin e pavarur, mendimin ndryshe ndaj dhe aktet që po ndërmerr ndaj artistëve, ndaj cirkut, ndaj artit, kinematografisë, kulturës në tërësi janë akte lenisiste, bolshevike për të asgjësuar një elitë kombëtare e cila projekton mendimin e vet, e cila frymëzon mendim, frymëzon krijimtari, frymëzon brezat për të centralizuar gjithçka. 

Propozimi aktual për ligjin për artin dhe kulturën është një propozim stalinist, sovjetik. Ne do ta refuzojmë atë, ne do të punojmë me artistët shqiptarë për modele europiane që nga njëra anë të subvencionojnë të paktën në nivele rajonale artin dhe kulturën, dhe nga ana tjetër t’i kthejnë autonominë vendimmarrjes artistëve  dhe jo ta mbajnë atë në duart e buroktratëve e aq më pak të pushtetarëve të korruptuar siç është Ministrja e Kulturës dhe kryeministri aktual i vendit.

Diskutuam gjerësisht dhe jam i bindur se ky është fillimi i një bashkëpunimi të mbarë i cili do të përfundojë me fitoren e artit dhe të kulturës. Është antihistorike të mendohet se do të fitojë Edi Rama bashkë me oligarkët që duan të bëjnë kulla në teatër. Është antihistorike të mendohet se do të fitojë projekti sovjetik i ligjit për artin dhe kulturën.  

Jo, jo  e nesërmja dhe jo fort e largët, e nesërmja e shpejtë do të flasë në favor të artistëve, të sakrificës së tyre që nderojmë atyre, do të flasë në favor të qytetarëve shqiptar, në favor të artit dhe kulturës. Teatri nuk do të shembet. Ne do të jemi aty me të gjitha forcën tonë për të bërë gjithçka është e nevojshme për t’iu kundërvënë këtij projekti korruptiv. Trualli i teatrit, godina e teatrit nuk duhet të tjetërsohet por duhet të mbetet ashtu siç janë  dhe natyrisht duhet të investohet për të përmirësuar infrastrukturën e cila qëllimisht është rrënuar për të justifikuar pastaj prishjen e tij. 

Shkurt, kundër prishjes së teatrit. Pro një ligji që i sjell subvencionet në nivelet ballkanike dhe më pas europiane, që autonominë për vendimmarrjen ia dorëzon tërësisht artit dhe artistëve sipas praktikave më të mira europiane. 

Edhe një herë dua t’i falënderoj nga zemra pjesëmarrësit sot dhe t’i falënderoj për rezistencën që kanë bërë . T’i garantoj që nuk janë vetëm e nuk do të jenë vetëm. Do të jemi në krahun e tyre në këtë betejë. Ata po luftojnë për të drejtën dhe përballë kanë një të keqe e cila duhet mundur jo thjesht dhe vetëm për interesat e të sotmes por për interesat e të nesërmes dhe brezave që do të vijnë. 

Pyetje: Z. Derhemi a besoni se këto protesta që keni ndërmarrë kanë impakt. A keni filluar të ndjeni se mund të kenë impakt kjo protestë e juaja për tërhqjen e kryeministrit nga projekti? 

Derhemi: Impakti është i dukshëm. Sepse ne mbështetemi nga 500, 600 qytetarë shqiptarë të hënë për të hënë të cilët nuk kanë asnjë ndasi politike por thjesht vijnë aty sepse mendojnë se ai institucion, ajo histori e këtij kombi duhet të vazhdojë dhe historia e kombit shqiptar nuk mund të ndërpritet se do një individ apo do dikush tjetër. Normalisht që ka impakt, nuk është se unë mendoj se do të ketë.

Pyetje: Te qeveria? 

Derhemi: Padyshim që do të ketë. 

Pyetje: Keni kërkuar takim me kryeministrin Rama? 

Derhemi: Ne kemi kërkuar takim me kryeministrin Rama, por kryeministri Rama nuk na është përgjigjur. Edhe vetë takimi që bëri kryeministri Rama për projektin e ri të Teatrit Kombëtar ishte thjesht një takim formal, kishte ftuar disa njerëz dhe me arrogancën e tij përveç të tjerave, përveçse na tregoi një plagjaturë të Teatrit Kombëtar, edhe ofendoi figurat më të ndritura të artit shqiptar në atë takim. 

Pyetje: Flitet se ka një projekt nga artistët për teatrin? 

Derhemi: Të hënën do ta shikoni dhe është një nga projektet më të këndshme të rikonstruktimit të teatrit ekzistues kombëtar dhe ndërtimit të një ministrukture të Teatrit Kombëtar për të bërë një sallë tjetër. 

Pyetje: Jeni të gjithë të unifikuar? 

Derhemi: Unë mendoj që 90-95% e artistëve shqiptarë janë të unifikuar në mendim timin. Kuptohet se ka edhe zëra ndryshe, sepse përndryshe pastaj nuk do të quheshim artistë, do të quheshim partiakë, do të quheshim parti, ushtarë.

Takim me artistët, në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 7 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY