Gjykata vendos: Dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja të ballafaqohet me Emiliano Shullazin...

Gjykata vendos: Dëshmitari i mbrojtur Ylvi Beqja të ballafaqohet me Emiliano Shullazin & Co

92
0
Shares


Emiljano Shullazi dhe banda e tij do të përballen në gjykatë me denoncuesin e tyre, biznesmenin Ylvi Beqja më 27 janar. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ka vendosur të marre në pyetje dëshmitarin e mbrojtur në lidhje me kërcënimet, shantazhet dhe gjobat që është detyruar t’i paguaje bandës së drejtuar nga Shullazi.

Më 27 janar në ora 11:00 të paradites, Emiljano Shullazi dhe të akuzuarit si pjesëtar të bandës së tij, do të përballen në gjykatë me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë Ylvi Beqja.
Ky ballafaqim, pritet të ndodhë për herë të parë mes Shullazit dhe Beqjas, që kur ky i fundit ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorin, duke rrëfyer kërcënimet, shantazhet dhe pagesat në formë gjobe që ka bërë për llogari të bandës së drejtuar nga Emiljano Shullazi.
ABC News ka mësuar se gjyqtari i vetëm Dritan Hallunaj, ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të marrë në pyetje para 5 gjyqtarëve të kësaj gjykate, dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë në lidhje me rrëfimin e tij për krimet e Shullazit. Kjo dëshmi, thonë prokurorët, do të bëhet në këtë fazë, në formën e garancisë që dëshmia e Ylvi Beqjas të mos ndryshojë pavarësisht zgjatjes së afatit hetimor apo gjyqësor ndaj të grupit të të dyshuarve.
Me pranimin e kërkesës për të kryer sigurimin e provës, kancelaria e gjykatës së krimeve të rënda, me anë të shortit me gogla do të caktojë 5 gjyqtarët të cilët me datën 27 janar do të pyesin Ylvi Beqjan për krimet e të dyshuarit Shullazi. Sipas prokurorisë, janë njoftuar edhe të dyshuarit e arrestuar Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endri Zela dhe Endri Qyqja për këtë ballafaqim që do të zhvillohet paraditen e 27 janarit. Nuk dihet, se kush nga të dyshuarit do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit, ku do të kenë të drejtën edhe të pyesin dëshmitarin e mbrojtur Beqja apo edhe t’i përgjigjen akuzave të tij. Kjo seancë, mësohet se do të regjistrohet me zë dhe me shkrim, pasi ky ballafaqim do të përdoret më pas edhe në procesin gjyqësor që do të zhvillohet ndaj të dyshuarve.
Sipas akuzës, gjatë hetimeve paraprake, Ylvi Beqja ka pretenduar se Shullazi dhe banda e tij, me anë të kërcënimit veç aksioneve të pronës që i kanë përvetësuar në Durrës, i kanë marrë biznesmenit në formë gjobe edhe një shumë që kap shifrën e rreth 550 mijë eurove në kesh. Për këto dhe veprime të tjera kriminale, prokuroria po heton Emiljano Shullazin dhe të dyshuarit si pjesëtarë të “bandës” së tij, për akuzën “grupit të strukturuar kriminal”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY