Zbythja e dytë e qeverisë, Ahmetaj: Ndaloni gjobat për biznesin e vogël

Zbythja e dytë e qeverisë, Ahmetaj: Ndaloni gjobat për biznesin e vogël

129
0
Shares

Të enjten e 5 Prillit me qindra qytetarë u mblodhën në një protestë të thirrur nga opozita. Ata bllokuan 4 kryqëzimet kryesore në vend duke kërkuar heqjen e taksës për Rrugën e Kombit, por jo vetëm rishikimin e taksës për pronën, TVSH për biznesin e vogël, etj. Po atë ditë protestoi edhe biznesi i vogël që këtë vit ka hyrë në skenën e TVSH-së. Shumë syresh ulen qepenat më 5 prill.

Ndërsa njerëzit ishin në rrugë kundër taksave, Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit njoftoi se toll-i në Rrugën e Kombit nuk do të rinvedoset në punë pa u zgjidhur problemi për banorët e Kukësit. Vetëm një ditë më pas, ministri Ahmetaj lëshon një urdhër për Tatimet duke u kërkuar të mos gjobisin biznesin e vogël.

Në urdhrin e Ahmetajt të publikuar në media thuhet se “administrata tatimore të mos aplikojnë gjoba për bizneset e vegjël që hyjnë në pragun e TVSH, për gabimet në deklarim, për një periudhë 6-mujore nga fillimi i deklarimit, pra deri në dhjetor”.

Në letër ai i kërkon që administrata tatimore të informojë dhe shpjegojë me korrektesë çdo tatim pagues që preket nga ulja e pragut të TVSH-së, për të garantuar kuptueshmëri sa më të gjerë të procesit dhe shmangien e parregullsive.

Pra një protestë, dy tërheqje nga qeveria!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY