Kosovë, zjarri në banesë i merr jetën 4-vjeçares nga Shqipëria

Kosovë, zjarri në banesë i merr jetën 4-vjeçares nga Shqipëria

155
0
Shares

Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një banesë në lagjen Ulpiana të Prishtinës ka humbur jetën një vajzë katër vjeçare. Mësohet se banesa ka qenë pronë e një gruaje me pasaportë të Shqipërisë.

Policia e Kosovës deklaroi se zjarri ka rënë sot në mëngjes në orën 06:15 ndërsa e mitura për shkak të lëndimeve të marra ka ndërruar jetë pas orës 7:00 në QKUK. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa policia po heton rastin.

Njoftimi i policisë së Kosovës

Me 07. 04. 2018 rreth orës 06:15 ne lagjen Ulpiana-Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa prone e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin njësitë policore janë duke u marrë me rastin. Rreth orës 07:40, në QKUK, ka ndërruar jetë fëmija që ka pësuar nga zjarri në banesë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY