Abuzimi me rrugët, Dashamir Xhika kërkon lirinë: S’jam i rrezikshëm …

Abuzimi me rrugët, Dashamir Xhika kërkon lirinë: S’jam i rrezikshëm …

176
0
Shares

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashmir Xhika, kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë, në të cilën ka depozituar rekurs ndaj dy vendimeve të Krimeve të Rënda që e kanë lënë atë në burg.

Rekurs pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë kanë depozituar dhe dy ish-vartësit e Xhikës Albnes Alite dhe Aksel Qorduku. Nga rekursi i ish-kreut të rrugëve, Dashamir Xhika, sipas mbrojtësit të tij, ai duhet të lihet i lirë, pasi nuk është një person i rrezikshëm dhe nuk mund të prishë asnjë provë.

Në argumentet e paraqitura për rekurs nga Xhika janë renditur disa elementë si “caktimi i tij drejtor disa vite pasi është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e këtij aksi, ka arsim të lartë jashtë vendit dhe është një person me integritet, është i padënuar familjarisht jeton dhe punon në Shqipëri si dhe faktin që ai nuk mund të ndikojë as tek dëshmitarët dhe as tek prishja e provave”.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa më 4 shkurt dhe 27 shkurt Krimet e Rënda dhe Apeli i Krimeve vendosën për të arrest me burg.

Por sa ishte planifikuar kostoja e kësaj rruge për të cilën auditi i Ministrisë së Infrastrukturës në materialin kallëzues shprehet se ka një dëm prej 54 milionë dollarë?

Sipas këtij materiali dhe kontratave të depozituara në gjykatë, rezulton se ndërtimi i rrugës Tiranë – Elbasan ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë sipas kontratës së qeverisë shqiptare me bankën islamike në vitin 2011.

Edi Rama, Emdond Haxhinasto dhe Dashamir Xhika, ne nje nga keqyrjet e punimeve te Rruges Tirane – Elbasan, ku premtonte perfundimin “sa me shpejt”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY