Policia arreston në kohë reale autorin që dyshohet se goditi sonte me thike katër shtetasit ne nje rruge ne Elbasan.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Gëzim Shabani, 39 vjeç banues në Elbasan.
Shtetasi i lartpërmendur, më datë 06.04.2018 në Lagjen “Sul Paprri” pasi ka dalë nga një local, në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan.
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një konfikt i mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur me vëllain e shtetasit U.S.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...