Euro kapi sot një rekord të ri në zbritje

Euro kapi sot një rekord të ri në zbritje

142
0
Shares

Euro zbriti në një rekord të ri në kursin e këmbimit valutor në Shqipëri. 1 Euro këmbehet me 128.8 Lekë, duke zbritur për herë të parë gjatë gjithë dekadës së fundit, nën nivelin e 129 Lekëve.

Viti 2018-ë ka sjellë një luhatshmëri të madhe për Euron, ndërsa në tregjet ndërkombëtare ka ndodhur e kundërta. Monedha europiane është forcuar ndjeshëm që nga Janari e deri tani, sidomos përballë konkurrentit më të fortë të saj, Dollarit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, forcimi i monedhës kombëtare ka qenë jo vetëm ndaj Euros, por dhe Dollarit dhe Paundit britanik.

Brenda 24 orëve, Euro është dobësuar me 0.5%, ndërsa krahasuar më Janarin, ajo është zhvlerësuar me 5 Lekë.

Banka e Shqipërisë i ka konsideruar lëvizjet e kursit të këmbimit si sezonale dhe ka parashikuar një stabilizim të tregut. Guvernatori deklaroi në konferencën e fundit se nuk ka pasur ndërhyrje në treg nga ana e Bankës Qendore, e se kursi i këmbimit është lënë i lirë në bazë të ofertës dhe kërkesës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY