Tiranë, maniaku seksual trondit Gjykatën: Po, e përdhunova vajzën time të mitur

Tiranë, maniaku seksual trondit Gjykatën: Po, e përdhunova vajzën time të mitur

78
0
Shares

Foto, vajzat e të akuzuarit, duke denoncuar në media baban e tyre

Jashar Luca, i akuzuari se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur në mënyrë të përsëritur, ka pranuar akuzat në gjykatë duke përfituar edhe gjykimin e shkurtuar. Në seancën e parë në Gjykatën e Tiranës, e cila për shkak të natyrës së çështjes u zhvillua me dyer të mbyllura, i pandehuri nuk u paraqit vetë, por kishte autorizuar avokatin të pranonte akuzat.
Me këtë mënyrë gjykimi, Luca shmang përballjen në gjykatë me vajzat e tij, të cilat e denoncuan për ngacmimet seksuale.  Gjatë fazës së hetimit të kësaj çështjeje u transmetua dëshmia e dy motrave minorene, të cilat për të faktuar abuzimin seksual të të atit dhe për të bindur njerëzit e tjerë të familjes u detyruan ta regjistronin në kamera.
Denoncimi i rastit shoqëruar me provën filmike solli arrestimin e Jashar Lucës, ndërsa vajzat janë marrë në mbrojtje dhe mbahen nga një organizatë e huaj, e cila u ka siguruar kushtet e nevojshme jo vetëm për një jetë normale, por edhe për shkollimin e tyre.
Ndërsa gjykimi i shkurtuar e ka shpëtuar të pandehurin edhe me përballjen me pamjet filmike. Pritet që në seancën e radhës prokurori i çështjes të paraqesë pretencën ndaj të pandehurit, i cili rrezikon një dënim që varion nga 3 deri në 7 vite burgim. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY