FOX NEWS/ Skandali i financimeve të Soros, 9 milionë dollarë shkuan për...

FOX NEWS/ Skandali i financimeve të Soros, 9 milionë dollarë shkuan për kapjen drejtësisë nga Edi Rama

145
0
Shares

Presidenti i Judical Wtach, Tom Fitton ka treguar për televizionin amerikan FoxNews se si administrata e presidenti Barack Obama ka financuar Xhorxh Sorosin për të ndihmuar Edi Ramën me qëllim që të kapë sistemin e drejtësisë.

Fitton tregon se si administrata e Obamës dërgoi rreth 9 milionë dollarë për një grup të quajtur ‘Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim’, organizatë që financonte aktivitetet politike në Shqipëri.

‘Paratë sollën fuqizimin e qeverisë socialiste dhe të Edi Ramës në Shqipëri”, tha Fitton.

Sipas tij, fondet ndihmuan në sponsorizimin e sondazheve që ‘prodhuan rezultate të tipit, 91 për qind të mbështetjes pro-qeverisë ose thënë ndryshe pro-Sorosit që po financonte Reformën në Drejtësi’.

JW thotë se kjo reformë i shërbeu qeverisjes së majtë.

Sipas Judical Watch, Soros, një miliarder i krahut të majtë hungarezo-amerikan, i ka përdorur paratë e dhëna nga Administrata Obama për të nxitur ‘reformën’ e sistemit gjyqësor shqiptar.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i zgjedhur në vitin 2013, është kreu i Partisë Socialiste prej më shumë se një dekadë.

Sipas Fitton, e keqja më e madhe lidhet edhe me faktin se, Soros financon qeveri që janë kundër SHBA-së.

Fitton tha se Soros ose grupet e tij të lidhura janë me organizata aktive kundër Amerikane në Hungari, Guatemalë dhe Kolumbi.

Ai pretendoi se organizata e lidhura me Sorosin kanë këshilluar dhe kanë bërë politikën e amerikane ndaj Shqipërisë.

Gjashtë ligjvënës të udhëhequr nga senatori Mike Lee (R-Utah) i kërkuan sekretarit të shtetit të atëhershëm, Rex Tillerson, të bënte një hetim në çështjen Soros-Shqipëri.

Por duket se ky hetim ka nisur tani.

Nën akuzë nga JW është edhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Ky i fundit ka mohuar gjithçka.

Çështja po merr një pasqyrim të gjerë në SHBA nga mediat konservatore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY