FOTO & EMRI/ Ekstradohet nga SHBA shqiptari i rrezikshëm i dënuar për...

FOTO & EMRI/ Ekstradohet nga SHBA shqiptari i rrezikshëm i dënuar për disa krime

167
0
Shares

Ekstradohet nga SHBA, një shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstradojnë nga SHBA shtetasin shqiptar Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra.

Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P. Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY