3-4 raste bllokim ashensori në ditë në Tiranë, zjarrfikësit: Si të veproni...

3-4 raste bllokim ashensori në ditë në Tiranë, zjarrfikësit: Si të veproni në rast zjarri apo bllokimi

116
0
Shares

Rasti i fundit incidentit në ashensor që i mori jetën një gruaje 29 vjeçare nuk është i vetmi në kryeqytet.
Mesatarisht 3 deri në 4 raste në ditë zjarrfikësit marrin telefonata dhe ndërhyjnë  në bllokimin e kabinave të ashensorëve në zona të ndryshme të Tiranës.
Në 20 ditët e para të janarit shërbimi zjarrfikës i Tiranës ka asistuar në 134 raste shpëtimi në emergjenca të ndryshme.
Sipas komandantit të rajonit nr. 3 të zjarrfikësve në Tiranë Arben Cara, pikat më problematike në kryeqytet mbeten pallatet brenda unazës por dhe zona e Freskut.
Shkak për problemet me ashensorin janë luhatjet e tensionit si edhe mosmirëmbajtja e tyre. Cara jep dhe disa këshilla për qytetarët të cilët në rast emergjence të mos kapen nga paniku dhe shtypin të gjithë butonat e ashensorit pasi kjo e bllokon atë. 
I vetmi buton që duhet shtypur është ai i alarmit. Ai apelon se çdo dalje për në tarracë duhet të jetë e hapur pasi në të kundër gjithë pallati rrezikon të asfiksohet. Në rast zjarri në kryeqytet nga pala e dëmtuar gjithmonë ka pasur pretendime se zjarrfikësit kanë mbërritur me vonesë.
Por, komandanti Cara sqaron se shkak për këtë nuk është gatishmëria e shërbimit zjarrfikës por rrugët e ngushta dhe parkimet e gabuara të mjeteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY