Lazarat, shpërthim me tritol, shënjestra ishte familja e një prej të dënuarve...

Lazarat, shpërthim me tritol, shënjestra ishte familja e një prej të dënuarve për vrasjen e Ibrahim Bashës

158
0
Shares

Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Lazarat. Policia e Gjirokastrës thotë se ngjarja ndodhi në orën 02:35 minuta në banesën e shtetasit A. S. Në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime nga grupi hetimor, thonë se tritoli ishte vendosur në banesën e një prej të dënuarve për vrasjen e efektivimit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Eshtë fjala për në banesën e shtetasit Klodian Selimi, i dënuar 13 vjet burg. Burimet shtojnë më tej se Selimi ishte mes të pandehurve që bashkëpunoi me Prokurorinë duke rrëfyer ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY