EMRI & FOTO/ IKMT padit kryebashkiakun e Rrogozhinës për 31 lejet e...

EMRI & FOTO/ IKMT padit kryebashkiakun e Rrogozhinës për 31 lejet e ndërtimit në Spille

174
0
Shares
Beqir Nuredini

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kallëzon penalisht kryetarin e bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, me akuzën për “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 te kodit penal. Padia e IKMT-së lidhet me ndërtimet që sipas këtij institucioni, kryebashkiaku ka lejuar në bregdetin e Spillesë.

“Nuredini me veprimet, apo mosveprimet e tij ka lejuar ndërtimin e 31 objekteve në zonën bregdetare të Spillesë.Të vendosur për të zbatuar ligjin dhe denoncuar abuzuesit në të gjithë Shqipërinë. Prioritet janë zonat bregdetare, turistike dhe ato të mbrojtura me ligj”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Ndërkohë, tre dite me parë operatorët turistikë që operojnë në plazhin e Spillësë, të mbështetur edhe nga banorët e zonës, kërkuan me anë të një proteste që qeveria të tërhiqet nga vendimi për shembjen e objekteve të ngritura përgjatë vijës bregdetare.

Plazhi Spille

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY