POST PROTESTA/ Ministri Xhafaj ka një falënderim dhe një vlerësim

POST PROTESTA/ Ministri Xhafaj ka një falënderim dhe një vlerësim

144
0
Shares

Pas protestës së sotme të opozitës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shkruan në Twitter:

“Për rreth 2 orë qindra qytetarë mbetën të bllokuar në 4 akse kryesore rrugore, për shkak të protestës së paligjshme të zhvilluar nga opozita. Policia bëri të gjitha përpjekjet për të lehtësuar lëvizjen në rastet e emergjencës.

Falënderojmë qytetarët për durimin e treguar, duke mos shkaktuar asnjë incident, me gjithë  vonesën dhe problemet që iu solli ky bllokim. Vlerësim maksimal drejtuesve dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit për menaxhimin profesional të situatës së pazakontë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY