Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin vetëm pak orë pas ndodhjes së ngjarjes së mbrëmjes së djeshme në Durrës.
Pas një ndjekje të pandërprerë kanë arrestuar autorin e dyshuar, A. P., 17 vjeç, banues në Durrës.
Ky person dyshohet se më datë 04. 04. 2018, rreth orës 17:30, në lagjen Nr .6, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë S. K., 18 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është arrestuar edhe B. Gj., 17 vjeç, banues në Durrës. B. Gj., e ka ndihmuar autorin e dyshuar që të fshehë armën e zjarrit me të cilën ka kryer veprën penale. Është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë (me fishek në gojë).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale…
- “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit A. P., parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/1 të Kodit Penal.
- “Përkrahja e autorit të krimit”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit B. Gj. parashikuar në nenet 302 dhe 278/1 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/