Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në shkolla e lokale u arrestuan në flagrancë 2 persona.
Sipas Policisë së Shkodrës, mësohet se dje, falë një pune të mirëorganizuar u bë arrestimi në flagrancë i…
Blendi Stankaj, 46 vjeç, banues në lagje Naim Gjylbegu, Shkodër.
Reid Kisha, 22 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Arrestimi tyre u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike” te Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën po i shisnin njëri-tjetrit lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit personal të Blendi Stankaj ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij ju gjet një sasi tjetër lënde narkotike cannabis sativa.
Lënda e gjetur rezultoi me peshe 1.983 kilogramë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/