Edi Rama duhet ta heqë taksën urgjent, sepse është taksim i dyfishtë. Ai po përpiqet të blejë kohë dhe më pas të godasë nga mbrapa.
Kjo ka qenë përgjigja e kreut të PD Lulzim Basha pas deklaratës së Edi Ramës, sot në Kuvend.
Basha nga Vora ku po merr pjesë në protestën qytetare tha se, “reagimet e Ramës janë të pabesueshme. Taksa duhet të anulohet tërësisht, shqiptarët paguajnë taksë për të gjithë rrugët. Duhet të lirohen të arrestuarit dhe duhet të marrë fund ky shtet që është në shërbim të oligarkëve dhe kriminelëve. Pushteti dhe zyrtarët duhet të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe jo të oligarkëve dhe kriminelëve”, tha kreu i PD-së, Luzlim Basha në reagimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/