EMRI & FOTO/ Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese kalon Vetting-un

EMRI & FOTO/ Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese kalon Vetting-un

288
0
Shares

Vitore Tusha kalon me sukses Vetting-un.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon lënien në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi u dha sot në orën 09:00.

Ndryshe nga kolegu i saj, gjyqtarja Tusha u paraqit vetë në seancën dëgjimore përballë trupës gjykuese Alma Faska si kryetare, Valbona Sanxhaktari si relatore dhe Xhensila Pine si anëtare.

Dje në seancën dëgjimore ku u lexua raporti nga relatorja Sanxhaktari, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha nuk kishte asnjë problem me pasurinë e saj, nuk kishte kryer deklarim të rremë dhe e kishte pasurinë e saj të justifikuar.

Nga informacionet e marra nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, gjyqtarja Tusha vlerësohej e përshtatshme për të vazhduar në sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk kishte vërejtje për aftësinë e saj profesionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY