Hedh bastin gjyqtari i Durrësit: 33 milionë lekë i fitova në skedina

Hedh bastin gjyqtari i Durrësit: 33 milionë lekë i fitova në skedina

99
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda mësohet se ka marrë në pyetje tre gjyqtarët, të cilët janë nën hetim për korrupsion pasiv. Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.
Të dhënat e siguruara nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë në tetor 2014, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona.
Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij.
Por, ndërkohë gjatë marrjes në pyetje tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës kanë mohuar të kenë marrë përfitime nga biznesmeni durrsak.
Gjyqtarët kanë pretenduar se i kanë paguar vetë shpenzimet e udhëtimit, ndërkohë që relatori i çështjes, vetë gjyqtari i përfshirë Klinton Spahiu deklaroi se shpenzimet e udhëtimeve i kishte paguar me paratë e fituara në lloto sportive.
Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë.
Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2 791 676 lekë dhe 4246 dollarë prej llotove sportive në vitet 2012-2014, që në total arrijnë në mbi 33 milionë lekë të vjetra.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY