Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të paregjistruara dhe që sillen në Shqipëri në mënyrë kontrabandë. Konkretisht bëhet fjalë për dy medikamente Flagyl dhe Advil. I pari përdoret për parazidët dhe i dyti për dhimbje të trupit gjatë gripit.
Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora News bëri një vëzhgim në disa prej farmacive të Tiranës dhe rezultoi se këto medikamente i gjeje, pavarësisht se disa farmaci nuk i kishin.
Kamera e emisionit “BOOM” pyeti edhe Agjencinë Kombëtare të Barnave, e cila konfirmoi se mes ilaçeve që nuk lejohen të tregtohen në farmacitë shqiptarë janë Flagyli dhe Advili.
Këto barna gjenden në tregun shqiptar edhe pse sipas ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ulin efektshmërinë nëse janë të paregjistruara.
Ilir Beqaj: Barnat të ofruara në mënyrë informale rrezikojnë shëndetin dhe jetën e pacientit. Shmangia e rrugëve normale dhe të kontrolluara bart rrezikun e përdorimit të barnave të falsifikuara si dhe rrezikun e uljes së efektshmërisë nëse barnat tregtohen jashtë zinxhirit të kontrollit dhe të sigurisë së barit.
Por ja çfarë ndodh në farmacitë shqiptare:
Farmacia 1
Gazetari: Flagyl ke?
Farmacistja: Jo nuk kam, vetëm po ta gjesh kështu..
Gazetari: Kokrra ke?
Farmacistja: Me emrin flagyl, që të lexojë flagyl jo.
Gazetari: Nuk ka
Farmacistja: Jo
Gazetari: E kanë hequr?
Farmacisjta: E kanë hequr, nuk vjen më, vetëm kontrabandë e gjen, mund ta gjesh.
Gazetari: Ku mund ta gjej?
Farmacisjta: Andej nga spitalet shif njëherë se mund ketë faraci që mund ta mbajnë
Farmacia 2
Gazetarja: 10 kokrra advil desha
Farmacistja: 2 mijë lekë kushtojnë
Gazetari: Mirupafshim
Farmacia 3
Gazetari: Më jep 10 kokrra advil
Farmacistja: Nuk ka sepse është preparat që nuk qarkullon në Shqipëri, e miratuar nga ministria. Në Amerikë, Kanada qarkullon
Gazetari: Dmth e ka heq ministria këtë?
Farmacisjta: Nuk është me pullë, në kuptimin që nuk është i miratuar për tu tregtuar në Shqipëri advili. Ka mënyra të tjera që marrin guximin ca e tregtojnë, por …
Farmacia 4
Gazetari: Më jepni 10 kapsula advil
Farmacistja: Advil sa do?
Gazetari: 10
Farmacia 5
Gazetarja: Advil ju lutem
Farmacistja: Advilët janë amerikanë me shishe të mëdha, janë me 100 kokrra
Gazetarja: 10 kokrra?
Farmacistja: Xhel apo kokërr?
Gazetarja: Kokërr
Farmacistja: Të hapura?
Gazetarja: Po
Farmacistja: Këto janë konfeksione të mëdha
Gazetarja: Këto janë amerikane mos gaboj
Farmacistja: Qetësues, dhimbje koke, dhimbje trupi, menstruale, reumatizmale
Farmacia 6
Gazetarja: Desha nja 10 kokrra advil
Farmacistja: Advil nuk kemi, është pa pullë, nuk merret te të gjitha farmacitë se është e paregjistruar.
Farmacia 7
Gazetari: Më jep një flagyl
Farmacistja: Nuk ka flagyl
Gazetari: Ku mund të gjej?
Farmacistja: Flagyli mesa di unë ka një vit që është në mungesë, të paktën në tregun shqiptar. Nuk e di vetëm nëse është pa pullë. Unë nuk kam
Farmacia 8
Gazetari: Më jep 10 kapsula flagyl
Farmacistja: Flagyl?
Gazetari: Po kokërra
Farmacistja: Je me fat mor çun
Gazetari: Pse?
Farmacistja: I kisha për shtëpi
Gazetari: Nuk i gjeta
Farmacistja: Nuk ka, unë këto i kisha të shtëpisë
Gazetari: Mos i shit ato të shpisë se mos të duhen
Farmacistja: Po rri ore urtë tashi
Farmacistja: 4 mijë
Farmacia 9
Gazetari: Flagyl desha unë
Farmacistja: Kokrra, kapsula?
Gazetari: Po kokrra, 10 kokrra
Farmacistja: 500 i do?
Gazetari: Po
Farmacistja: 500 lekë bëjnë
Gazetari: Ti shof njëherë a janë ato
Gazetari: Mbaji këtu
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/