Sherr mes Mziut dhe Strazimirit, debati për pjesëmarrjen në protestë

Sherr mes Mziut dhe Strazimirit, debati për pjesëmarrjen në protestë

174
0
Shares

Takimi organizativ mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve të PD në Tiranë, për protestën që do të zhvillohet në akset kryesore të vendit ditën e enjte është shoqëruar me incidente. Burime tëPanorama” bëjnë me dije se gjatë disktutimeve në lidhje me pjesëmarrjen e protestuesve në këto ditë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Tiranë por edhe në protestat që do të zhvillohen të enjte, deputeti Gent Strazimiri dhe kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu kanë pasur debate të forta të cilat kanë përfunduar deri në përplasje fizike.

Të njëjtat burime nga takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura, sqarojnë se shkak për këtë përplasje mes Strazimirit dhe Mziut ka qenë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve të Kamzës në këto organizime.

Strazimiri i ka kërkuar Mziut më shumë protestuesit nga Vora dhe Kamza e ndërsa kryebashkiaku i është përgjigjur duke i thënë se protestat po mbaheshin vetëm nga qytetarët e sjellë nga bashkitë. Po ashtu me tone të larta i ka thënë Strazimirit se ai që duhet të sillte njerëz dhe të bindte qytetarët ishte Strazimiri.

Mziu ka shprehur pakënaqësi për shumë nga qëndrimet e mbajtura nga Strazimiri në mbledhje dhe ka debatuar ashpër me këtë të fundit, duke arritur deri në përplasje fizike.

Përplasja mes deputetit demokrat dhe kryebashkiakut të Kamzës ka vijuar edhe jashtë selisë së PD, ndërkohë që kanë qenë deputetët dhe kryetarët e degëve të PD ata që kanë bërë të mundur shuarjen e konflikit. PD ka vendosur që ditën e enjte të kaloj në masën e ekstreme të mosbindjes civile duke bllokuar disa nga akset kryesore të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY