Policia greke ka sekuestruar mbi 21 kg marijuanë në Igumenicë, sasi e cila ishte transportuar nga Shqipëria.
Sipas raportimeve, sasia e marijuanës u kap në autobusin e linjës Igumenicë-Athinë.
Sakaq, policia ka arrestuar dy të rinj shqiptarë të moshës 18 dhe 29-vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Mediat greke shkruajnë se droga ishte ndarë në 18 pako, me sasi totale 21 kg e 708 gramë.
Polisia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse ka të tjerë persona të implikuar në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/