EMRI/ I ofron ryshfet policit rrugor për të shmangur gjobën, arrestohet në...

EMRI/ I ofron ryshfet policit rrugor për të shmangur gjobën, arrestohet në flagrancë

78
0
Shares

Goditet një tjetër rast i mitëdhënies.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i një mjeti i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljet e konstatuara.
Ditën e djeshme, në unazën e Kavajës, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– Besmir Kanani, 29 vjeç, banues Kavajë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke bërë gara me shpejtësi me automjetin tip Volksëagen.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 3500 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY