Kuksianët dhe Gylenistët takojnë Ramën me Thaçin

Kuksianët dhe Gylenistët takojnë Ramën me Thaçin

150
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim në Tiranë.

Takimi i cili ka qenë jashtë syrit të mediave është zhvilluar në një lokal pranë kryeministrisë dhe ka zgjatur disa minuta.

Vizita e beftë e Hashim Thaçin mbërrin edhe në një moment të vështirë për Qeverinë Rama, e vendosur nën presionin e protestave për tarifën e Rrugës së Kombit, tarifë që kundërshtohet edhe në Kosovë. Mësohet se në qendër të takimit mes Ramës dhe Thaçit ka qenë situata e fundit, e cila lidhet me protestat që u zhvilluan në Rrugën e Kombit, për vendosjen e taksës prej 5 euro.

Ndërkohë mësohet se objekt bisede kanë qenë edhe tensionet e krijuara mes Kosovës dhe Turqisë pas deportimit të gjashtë shtetasve turq.

Nuk ka detaje të mëtejshme nga takimi, por ajo që dihet është se Kryeministri shqiptar, Edi Rama ruan një raport të ngushtë me Presidentin turk, Recep Taip Erdogan. Ky i fundit ka shënjestruar në deklaratat e tij Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shkarkimit që u bëri ministrit të Brendshëm dhe shefit të inteligjencës kosovare në lidhje me ekstradimin e gjashtë “gylenistëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY