Peza hap “portofolin”: Si i bëra lekët dhe kush po më...

Peza hap “portofolin”: Si i bëra lekët dhe kush po më sulmon

68
0
Shares

Deputeti  i PS Alfred Peza e quan politikisht  të sajuar historinë që qarkullon në lidhje me pasurinë e tij.
Për  Top Story, ai akuzoi  Partinë Demokratike se po e bën këtë për tërhequr vëmendjen nga hetimi i CEZ-it.
“Ka një reciprocitet politik në sulmin tim. Reciprociteti ishte hajde të shpikim një histori paralele në anën e mazhorancës që bën fjalë po për miliona dhe njerëz politikë dhe u gjet historia e Alfred Pezës”, tha ai, duke shtuar se shkrimi fillestar për pasurinë e tij jep me qëllim pasaktësi.
Ai gjithashtu tha se një pjesë e madhe e të ardhurave të tij vijnë nga interesat bankare kundrejt kapitalit të tij të grumbulluar ndër vite. Për 40 minutat e pjesës së parë u duk se Peza nuk dha shumë informacion por si “merak” kishte faktin që të tregonte mënyrën modeste të të jetuarit.

Sokol Balla është habitur nga interesi i lartë prej 8.5% që ka përfituar Peza ku normalisht ai nuk luhatet më shumë se 3%. Megjithatë ky detaj u anashkalua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY