Qeveria fryn dëmet e protestës, Gjiknuri: Dëmi në Kalimash shkon miliona euro

Qeveria fryn dëmet e protestës, Gjiknuri: Dëmi në Kalimash shkon miliona euro

125
0
Shares

Kryeministri Rama ka prezantuar sot përmes rrjeteve sociale një konferencë të ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

“Siç parashikohet në kontratë, çdo banor i zonës së Kukësit, si përdoruesit i shpeshtë i Rrugës së Kombit, do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve dhe njëkohësisht të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri”, shkruan Rama.

Ministri i Infrastrukturës e ka quajtur dhunë barbare protestën e qytetarëve të Kukësit ndërsa tha se rruga është pronë publike prandja e quajmë të tillë.

Gjiknuri foli sot në një kionferencë për shtyp dhe tha se po bëhet një vlerësim paraprak e demeve. “Dëmi shkon disa miliona euro. Ky investim nuk duhet ngatërruar si një investim privat edhe pse ka të njëjtën mbrojtje ligjore, por është investim që i takon shtetit shqiptar dhe kapitalizohte për llogari të shtetit kur mbaron kontrata”, tha Gjiknuri.

Në vijim ministri tha se duhej të bëhej më shumë për informimin e publikut. Ky koncesion është bërë më 2016, ndërsa më herët që në 2011 ka pasur një diskutim bile për tarifa më të mëdha. Nuk ka qenë problem i panjohur vlera e pagesës së rrugës së Kombit ndërsa është kundërshtuar vetëm nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY