Kryeministri Rama, polemikë me Bashën: Po përdorni Kukësin si shishe benzine!

Kryeministri Rama, polemikë me Bashën: Po përdorni Kukësin si shishe benzine!

105
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me vendimin e opozitës së bashkuar që të udhëheqin mosbindjen civile në të gjithë vendin fill pas protestave të dhunshme në Kalimash të Kukësit.

Kryeministri Rama ka deklaruar për herë të parë se qeverisja e djathtë e Berishës kishte ndërmend të bënte një tender ku tarifa të ishte 8-9 euro por dështuan. Në fakt nuk ka asnjë të dhënë rreth retrospektivës së Ramës. Ai vetë këto ditë ka cituar Berishën të ketë thënë në atë kohë se rruga ka kosto të lartë mirëmbëajtjeje dhe duhej tarifuar.

“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, komenton Rama.

Kryeministri është shfaqur i shqetësuar pas protestës në Kalimash dhe është vënë në nëkrkim të argumentave pr të justifikuar koncesionin e tarifimit që shton edhe më shumë varfërinë e banorëve të zonave të Kukësit, Tropojës etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY