Propozimi i Berishës: Ditë për ditë, ku të na teket, ku i...

Propozimi i Berishës: Ditë për ditë, ku të na teket, ku i duam…!

132
0
Shares

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe i LSI-së e partive të tjera aleate të opozitës si dhe një grup qytetarësh të Kukësit zhvilluan një takim të rëndësishmë sot pasdite.

Ajo që ra në sy ishte kërkesa e Berishës për drejtuesit e lartë të opozitës.

Berisha: Ditë për ditë, ku të na teket, ku të vendosim, ku i duam. T’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që të drejtojë mosbindjen civile deri në rrëzimin e saj. Mirënjohje të thellë lumjanëve që bënë një shkundje, një tërmet në vetëdijen tonë për tu ngritur deri në ditën e fitores.

Basha: Nesër në ç’orë është gjyqi? Nesër do të njoftojmë kryesisht Tiranën dhe zonat përreth për të organizuar një pjesëmarrje masive…

Kryemadhi: Kamza, Tirana, Elbasani, Durrësi, Vora të jenë në gatishmëri 24 orë në 24.

Ndërkaq në dalje kreu i PD, Lulzim basha iu është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje: Do jeni në Parlament z Basha?

Basha: Ne do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar ashtu siç e gjykojmë të përshtatshme për të arritur qëllimin për të qënë në krah të njerëzve të thjeshtë dhe të vuajtur të këtij vendi.

Pyetje: Edhe me protesta?

Basha : Me të gjitha format dhe mënyrat.

Pyetje: Kur flasim për mosbindje civile dhe mospagim taksash, cilat janë format?

Basha:  Kur flasim për mosbindje civile dhe mospagim taksash, flasim për mospagim taksash. Flasim për t’i bërë thirrje çdo qytetari, jo vetëm kuksianëve, mirditorëve, hasianëve, tropojanëve, kosovarëve, durrsakëve, shkodranëve, pra çdo qytetari të refuzojë çdo taksë koncensionare dhe çdo rritje taksash. Taksën dhe TVSH-në për biznesin e vogël, taksat e  rritura të ujit, taksën e rritur të pronës dhe çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe bandës me të cilën qeveris vendin.

Pyetje: z Basha do të jeni nëse të pranishëm në sallën e gjyqit ku jepet vendimi për të ndaluarit?

Basha: Opozita do të jetë e pranishme, do të jenë në ballë të çdo organizimi për ta bërë mosbindjen qytetare formën e parezistueshme që do të rrëzojë këtë bandë në pushtet dhe do t’i hapë mundësinë shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri të shumicës me votë të lirë, që i shërben shumicës dhe respekton pakicën. Por tani për tani e gjithë vëmendja jonë është  të jemi në krah të njerëzve. Ka vajtur aty ku nuk mban më. Nuk ia dalin më dot njerëzit prandaj kanë dalë në protestë. Jo për flamur partie dhe as për kauzë partie, por sepse nuk ia dalin dot më. Dhe duhet ta dinë se në këtë betejë për veten e tyre, për familjet e tyre dhe fëmijët e tyre, do të kenë në krah opozitën.

https://business.facebook.com/partiademokratike/videos/10156189907754909/

Thirrje shqiptareve: Mos paguani taksat grabitqare te Edi Rames per pasurimin e tij dhe te oligarkeve!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 2 avril 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY