PD po organizon një protestë të madhe përmes të cilës synon të dobësojë edhe më shumë qeverinë Rama si dhe të ndalojë disa nga masat e saj ekonomike që opozita i konsideron të panevojshme dhe vjedhje të qytetarëve shqiptarë.
Drejtuesit më të lartë të PD-së u mblodhën sot si kryesi e grupit parlamentar. Përfundimet e kësaj mbledhjeje ende nuk janë bërë publike por burime të besueshme thanë se opozita e PD inkurajon mosbindjen civile në formën e bllokimit të rrugëve dhe mospagesën e taksave të larta.
Qëndrimi zyrtar i PD është se qeveria po drejton vendin me kriminelët, në krye të vendit është një bandë e cila duhet të hiqet sa më shpejt, zgjidhja nuk vjen vetëm nga kërkesat ekonomike, duhet të ndalet stabiliteti i krimit në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/