Monika Kryemadhi paralajmëron prokurorinë: Kujdes me arrestimet!

Monika Kryemadhi paralajmëron prokurorinë: Kujdes me arrestimet!

125
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se LSI është me qytetarët Kukësit dhe mbështet protestat e të gjithë qytetarëve në të gjithë Shqipërinë të cilët protestojnë  kundër zhvatjes që po i bën qeveria e Edi Ramës.

“Çdo përpjekje e kryeministrit për të deligjitimuar protestën dhe për të kërcënuar protestuesit me vasalët dhe veglat e tij shkon në kurriz të të gjithë shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e më shumë.

Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër një regjimi skllavërues që me krimin dhe bandat që i sollën në pushtet po i rrëmbejnë dhe dinjitetin shqiptarëve”, tha Krymadhi pas një mbledhje me drejtuesit kryesorë të partisë së saj.

Në vijim Krymadhi tha se fjala e Ramës përpara shqiptarëve pak ditë më parë në Parlament ishte një fyerje që i bëhet jo vetëm banorëve të varfër të Kukësit dhe zonave përreth por dhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij.

“Në zbatim të rregullores së Kuvendit ne do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të paprecedenta për një kryetar qeverie. Qëndrimi ynë ndaj parlamentit do të jetë vendimmarrje politike në funksion të mënyrës se si kryeministri do të sillet ndaj kërkesave të qytetarëve të Kukësit dhe zonave përreth që kërkojnë të drejtën ë tyre”, kërkoi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi i ka kërkuar policisë dhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre. “Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektesë ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe e pandikuar nga presioni I Kryeministrit ngjarjen dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët dhe iniciatorët e dhunës të dërguar nga Edi Rama, por të hetojë edhe kontratën dhe të gjithë procesin e lidhjes së kontratës së konçesionit. Çdo keqpërdorim politik do te ketë pasoja dhe nuk do të tolerohet nga ne”, tha Kryemadhi.

“Ne po ndjekim minutë pas minute situatën. Opozita e bashkuar është në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për situatën e krijuar, duke patur parësore gjendjen dhe trajtimin e të ndaluarve që mbahen ende ne qelitë e komisariatave që para se të nxitojnë ti mbushin me qytetare të pafajshëm qe protestojnë për të drejtën e tyre, duhet ti kishin mbushur me trafikantët e drogës, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre me imunitet politik.

Protesta është e drejtë e qytetarëve është një protestë e cila duhet të vazhdojë dhe ne e përkrahim çdo protestë të tyre. Protesta është e drejtë e qytetarëve shqiptarë për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe askush nuk mund të cënojë këtë të drejtë. As ai që sot mendon dhe pretendon se i ka të gjitha pushtetet në duart e tij”, përfundoi deklaratën e saj Monika Kryemadhi.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY