Shenasi Rama fyen Gramoz Pashkon, por cfarë kërkon Rroji për ish shefin...

Shenasi Rama fyen Gramoz Pashkon, por cfarë kërkon Rroji për ish shefin e tij

107
0
Shares

Një ndër studentët e dhjetorit ’90, Shenasi Rama, sulmoi ashopër sot figurën e Gramoz Pashkos duke e konsideruar atë një nga figurat e tranzicionit që i shkaktoi dëme Shqipërisë.

I ftuar në Dritare me Rudinën në Vizion Plus u shpreh se në ditët e rënies së komunizmit kishte kërkuar që të ruheshin burimet njerëzore dhe materiale të krijuara gjatë komunizimit.

“Përgjegjësi në radhë të parë për atë që ndodhi, mban Ramiz Alia që ishte koka e shtetit, e pas tij të gjithë ata që ishin pjesë e kupolës, Byroja Politike, Komiteti Qendror, profesorati, intelektualët.

Përgjegjësi mbajnë edhe ata që e morën, të cilët kishin një problem të jashtëzakonshëm. Një palë ishin palaço si Gramoz Pashko, që dolën me teorinë e Çekut të Bardhë dhe njerëzit lanë punën”, ka deklaruar Shinasi Rama.

Në fakt Rama konsiderohej nga studentët dhe drejtuesit e atëhershëm të PD si person që shpeshherë ishte tepër radikal dhe ekstremist dhe në ndonjë rast krejt i tërhequr, sjellje kjo e cuditshme. Ai u sulmua ashpër brenda PD duke e akuzuar si të lidhur me Sigurimin e Shtetit. Prej atëherë iku në SHBA ndërsa u kthyer një vit më parë në vijim të një lëvizjeje politike.

Kur po fyente Pashkon drejtuesja e emisionit i kujtoi se Pashko ka vdekur, Rama u përgjigj: “Ai ka vdekur, por vdekja nuk e ka bërë më të mirë, vetëm e ka hequr nga kjo botë. Për të vdekurit nuk flitet kur nuk bëjnë gjëra të këqija, por kur të vdekurit kanë bërë gjëra të llahtarshme, që e kanë çuar këtë vend në këtë gjendje shkatërrimtare. Ata të vdekur, ka popuj që i nxjerrin nga varret, por ne s’kemi pse shkojmë deri atje. Por përgjegjësitë historike dhe politike nuk shmangen me vdekje.”

Ndërkaq Grid Rroji, ish këshilltar i Kryeministrit Berisha që jeton në Nju Jork në të njëjtin emision tha se një tufë zyrtarësh të lartë duhet të futen në burg. “U është thënë njerëzve se mund të vjedhin, të plaçkitin sepse kjo është rruga e kapitalizmit, kështu kanë bërë të gjithë, kështu ka bërë edhe Amerika që të vijë në këtë ditë. Tani jemi peng i dy parive që duhet të ishin në burg, mund t’i them edhe me emra: Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Fatos Nano, Skënder Gjinushi, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, të gjithë kryetarë partish të vogla që janë bërë vegla të tyre. Nëse kam lënë ndonjë jashtë, le t’i plotësojnë vetë qytetarët e ndershëm të këtij vendi”, deklaroi Rroji.

Rama dhe Rroji kanë nisur fushatën në vend për promovimin e lëvizjes së tyre të re politike “Bleta”, një emër i promovuar politikisht dy vitet e fundit edhe nga kryeministri Rama përmes cmimit “Bleta e Arte” që jep qeveria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY