Një këmbësore, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është përplasur nga mjeti tip “Citroen”.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë pranë shkollës “Vasil Shanto”.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.
Në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasen, rreth 75 vjeçare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes.Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga shërbimet e qarkullimit rrugor për veprime të mëtejshme proceduriale
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/