FOTO/ Tiranë, rifillon protesta te drejtoria e Policisë: Lironi protestuesit

FOTO/ Tiranë, rifillon protesta te drejtoria e Policisë: Lironi protestuesit

158
0
Shares

Protesta përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë ka rifilluar dhe po vijon edhe mëngjesin e sotëm. Disa qytetarë ndodhen përpara godinës ku kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve pas protestës së dhunshme në Kukës, kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Në protestë morën pjesë edhe deputetë të opozitës.

Protesta në kryeqytet nisi ditën e djeshme rreth orës 19.00, ku dhjetëra qytetarë i bënin thirrje policisë dhe kryeministrit për të liruar të arrestuarit. Tensionet u përshkallëzuan kur qytetarët u futën në godinën e Drejtorisë së Policisë.

Sipas raportimeve të Avokatit të Popullit, në Drejtorinë e Policisë në Tiranë mbahen 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Prokuroria e Kukësit në total ka lëshuar 36 urdhër-arreste. Protestuesit akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të policisë gjatë protestës në Rrugën e Kombit të shtunën në mesditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY