Bojkotoni oligarkët

Bojkotoni oligarkët

128
0
Shares

Nga Andi Bejtja

Protesta e djeshme do të mbetet një datë historike, sepse me vetëdije a pavetëdije, u protestua shumë më shumë se kundër një Kryeministri: përveç shumë gjërave të tjera në subkoshiencë për herë të parë kjo që dhe protesta e parë zyrtare në Shqipëri kundra oligarkisë: kundra atij grupi të vogël të pasurish që me ndihmën e Kryeministrit po zhvasin çdo pasuri në këtë vend, po deformojnë tregun dhe konkurrencën e lirë dhe më e rënda po varfërojnë shqiptarët dhe po mbyllin gjithmonë e më shumë portat e lirisë, të medias e të demokracisë.

Është e qartë, Kryeministri nuk bën dot pa to dhe ata pa kryeministrin. Ka shumë njerëz në këtë vend që për shumë arsye ka kohë që e kanë humbur shpresën dhe kanë kaluar në apati. Dhe vazhdimisht ngrëne supet dhe me trishtim thonë ‘nuk kemi çfarë të bëjmë’.

Dita e djeshme na e dha një leksion dhe na e hapi një portë. Mund të fillosh të protestosh dhe pa shishe benzine në xhep.

Vë në kokën tënde listën e atyre që i gjykon si oligarkë, e ke shumë të lehtë, dhe fillo bojkoto çdo shërbim që ata ofrojnë: që nga nafta, apartamentet, e deri te pampersat e fëmijëve.

Kështu do ndjeni që po bëni diçka për këtë vend, do ndjeheni më të liruar dhe me më energji. Në këtë mënyrë dhe ata që do vinë nesër do jenë më të mirë se këta që janë sot dhe Shqipëria do jetë një vend me shumë perspektivë.

Mos i lini ata që protestuan dje vetëm: nëqoftëse e doni sadopak këtë vend filloni bojkotoni produktet, mallrat dhe shërbimet e olikarkëve.

Unë kam filluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY