“Jam me diabet se jam idiot”

“Jam me diabet se jam idiot”

89
0
Shares

Aktori i njohur Tom Hanks ka folur për sëmundjen e tij dhe ka rrëfyer se “vuan nga diabeti sepse është një idiot”.
“Jam pjesë e një brezi amerikanësh dembelë, që përtonim edhe të ngriheshim e të kërcenim në ndonjë koncert e festë ku merrnim pjesë”, tha  ai për Radio Times.
Aktori u diagnostikua me diabet të tipit dy në vitin 2013.
“Më keni parë në rolet e mia të para besoj. Kam qenë shumë i shëndoshë dhe një idiot total! Kujtoja se mund të dobësohesha duke hequr paninen nga cheesburger-at, por nuk mjaftonte”, shton ai.
Rrëfimin Hanks e bëri si pjesë të një fushate ndërgjegjësimi për brezin e ri për një jetë më aktive dhe një dietë më të shëndetshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY