Basha: Rama të heqë rrethimin nga Kukësi, qytetarët mos manipulohen nga fjalimet...

Basha: Rama të heqë rrethimin nga Kukësi, qytetarët mos manipulohen nga fjalimet e Ramës

136
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shoqëruar edhe nga drejtues të opozitës, deputetë dhe drektues lokalë të PD ka kërkuar ndaljen e kërcënimeve nga Edi Rama në lidhje me protestën e Kalimashit po ashtu edhe bllokimin etë gjitha koncesioneve që zhvatin qyterarët dhe buxhetin.

Deklarata e Bashës erdhi mënjeherë pas takimit të zhvilluar sot pasdite në selinë e PD me anëtarë të tjerë të opozitës.

Deklarata e plotë:

Ne dënojmë me forcë kërcënimet e Edi Ramës dhe kanosjet e tij histerike për raprezalje policore. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënduar psiqike me të cilën ai u shfaq sot para shqiptarëve.

Ne shprehim mbështetjen tonë pa asnjë kusht ndaj qytetarëve të Kukësit, të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë, të cilët preken dhe ndëshkohen nga tarifa e padrejtë dhe korruptive për udhëtimin në Rrugën e Kombit.

Ne dënojmë dhunën barabare kundër protestuesve dhe kërkojmë vënien para përgjegjësisë të cdokujt që ka ushtruar dhunë kundër tyre.

Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin provokimet e dhunshme, por ta kërkojnë të drejtën e tyre vendosmërisht me çdo mjet demokratik.

Edi Rama duhet ta kuptojë mirë sa nuk është vonë, se zgjidhja e situatës arrihet me dialog dhe jo me kërcënimin e raprezaljeve dhe armëve. Qytetarët nuk mund të detyrohen të paguajnë një taksë të rëndë dhe korruptive me grykën e pushkës për llogari të Edi Ramës dhe xhepave të tij.

Për këtë qëllim, i bëjmë thirrje Edi Ramës të largojë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin. Dërgimi i forcave speciale është një provokim frikacak dhe i rrezikshëm i Edi Ramës.

Forcat policore duhet të jenë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar, trafikantëve të drogës dhe kapjes së qindra kriminelëve që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ato të vendeve europiane.

Në gjendjen e sundimit të plotë të krimit që ka sjellë Edi Rama në Shqipëri, policia duhet më shumë se kurrë të luftojë kriminelët dhe jo popullin.

I bëjmë thirrje cdo punonjësi të policisë të refuzojë urdhrat për të ushtruar dhunë ndaj banorëve të Kukësit dhe i paralajmërojmë se do vihen para përgjegjësisë personale për cdo akt të tillë.

Ne i përsërisim Edi Ramës kërkesën e prerë të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës.

Korrupsioni i Edi Ramës dhe grabitja për përfitime vetjake nuk janë ligj dhe të mira publike. Pazaret korruptive të Edi Ramës do të hetohen dhe dënohen.

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë llogari para taksapaguesvë shqiptarë se ku shkojnë çdo vit 200 milionë euro që shqiptarët paguajnë për taksën e mirëmbajtjes së rrugëve. Do të mjaftonte një e dhjeta e kësaj takse për të mirëmbajtur Rrugën e Kombit pa asnjë tarifë shtesë.

Që kur ka ardhur në pushtet ai e ka trefishuar taksën e qarkullimit dhe ka mbledhur gati 800 milionë euro nga kjo taksë.

Edi Rama duhet të japë llogari pse shpërdorohet dhe nuk përdoret ky fond për mirëmbajtjen e rrugëve, që është qëllimi i vetëm kushtetues dhe ligjor i vendosjes dhe mbledhjes së taksës së qarkullimit.​

Ne i kërkojmë Edi Ramës të ndërpresë menjëherë pagesat prej miliona eurosh që ai u jep çdo vit koncesionarëve të plehrave dhe shëndetësisë për punë të pabëra, dhe kalimin e këtyre fondeve për zbutjen e varfërisë në zonën e Kukësit dhe zonat e tjera të varfëra të vendit.

Së fundmi, ne ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mos gënjehen nga mashtrimet dhe përgjërimet e shtirura të një kryeministri manipulator dhe të paskrupull që i ka gënjyer, varfëruar dhe zhytur në papunësi, drogë dhe në krim çdo ditë, këto katër vjet, por të kërkojnë të drejtat e tyre dhe një qeverisje të mirë dhe të denjë.

Pazaret korruptive të Edi Ramës do hetohen dhe dënohen

Zgjidhja e situatës arrihet me dialog, jo me kërcënimin e raprezaljeve. I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin dhe të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës. Pazaret korruptive të Edi Ramës do hetohen dhe dënohen

Publiée par Lulzim Basha sur samedi 31 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY